Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka nisur me debate. Mbledhja e sotme po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.
Deputeti Ervin Salianji, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjedhjen e krerëve të policisë së shtetit. Ai i tha ministrit Hoxha se duhet të ketë më shumë transparencë për garën për drejtor policie, pasi siç u shpreh ai, janë shfaqur kandidat personazhe TikToku të shpallur në kërkim.
“Ka një ligj dhe nuk quhet kupolë, por është kupolë mafie. Sa e kanë plotësuar prej punonjësve një urdhër të ministrit të Brendshëm të tregonin a kishin përdorur aplikacionin Sky? Thatë që do ketë gjeneratë të re drejtuesish, po ju i keni përcaktuar? A është ai që flitet për përfshirje në krim të organizuar? Sa herë vjen një ministër sjell nga një ligj të ri.
Keni thënë të vërtetën, ligji gjasme me aplikacion. Vijnë karagjoz nga TikTok-u, i ke njerëz në kërkim aplikantët për drejtor policie. Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj.Thirreni të japë intervistë të arrestoni se jeni bërë gaz i botës. Ku e dini që do të ketë një gjeneratë të re kur aplikimet ende nuk janë verifikuar. Me komisionin që keni ju, e dimë që i keni të caktuar.