“Po, prodhojmë mbetje toksike”, Rama: Por porti i Durrësit është plotësisht i sigurt

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interpelancës së thirrur nga PD lidhur me faktet e bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.

 

Rama i cilësoi aludime pretendimet e opozitës, ndërsa theksoi se mbetjet janë cilësuar si të rrezikshme jo nga institucionet ndërkombëtare, por nga ato që ai quajti “burime ndotës të Tiranës”.

Kryeministri pranoi se në vendin tonë prodhohen mbetje nga proceset industriale dhe teknologjike, nga të cilat ato të rrezikshme asgjësohen sipas ligjit.

“A prodhohen mbetje nga proceset industriale dhe teknologjike në Shqipëri? Sigurisht që po dhe është më se normale. Siç politika ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje. Po këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë politikë. Ndër to ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. A ka një kontroll të këtyre lëndëve të rrezikshme? Patjetër. Ku depozitohen, si asgjësohen, a ka gjurmueshmëri të tyre nga prodhimi deri në asgjësim. Mbetjet e rrezikshme sipas ligjit trajtohen nëpërmjet procesit të rikuperimit, riciklimit, të asgjësimit sipas dispozitave ligjore te përcaktuara. Shqipëria ka sot në portin e Durrësit një dosje inspektimesh dhe certifikimesh sistematike nga autoritetet evropiane që e përcaktojnë Durrësin si një port të sigurt dhe që e bëjnë Durrësin ku së shpejti do kemi edhe portin e NATO”, tha Rama.

Të Fundit