Kërcënoi se do vrasë fqinjin, pranga 51-vjeçarit në Vlorë! I gjendet kallashnikovi në fuçinë e verës

Një 51-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ka kërcënuar fqinjin se do e vrasë. Policia thotë se Erion Bodo e ka kërcënuar fqinjin me vrasje pas një sherri që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Gjatë kontrolleve që i janë ushtruar në banesë, 51-vjeçarit i është gjetur një kallashnikov i fshehur në një fuçi vere, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin e tij, konflikt ky që kishte arritur në kërcënime serioze për jetën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 21”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Erion Bodo, 51 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.

Njoftimi:

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një krim që mund të kishte pasoja të rënda për jetën.

Arrestohet 51-vjeçari që kërcënoi të vriste fqinjin me armë zjarri.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë në banesën e të dyshuarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin e tij, konflikt ky që kishte arritur në kërcënime serioze për jetën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 21”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. B., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, të fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për

Të Fundit