Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do të arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë nga Asambleja e PS, kur njoftoi se do të nisë goditja ndaj sipërmarrjeve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Kreu i qeverisë tha se kush nuk deklaron pagat do arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike.

“Javën e dytë të muajit të ardhshëm do të nisim të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të ideve tona për rritjen pensioneve, por do fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Ky plan që po punohet prej muajsh, do synojë pikërisht përfshirjen e pensionistëve enë ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej nivelit të bonusit të fundvitet dhe indeksimit, mund ët them troç, rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që për paspojë godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve. E thënë me fjalë të tjera, do bëjmë me kuotat e sigurimeve atë që bëmë me faturat e energjisë. Ata që s’u paguajnë sigurimet sipas pagës do i trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike”, tha Rama.

Të Fundit