Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij te “Komuna e Parisit” në Tiranë. Hasani është me detyrë shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme te QSUT.
Siç bëhet me dije para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh. Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit. Kaq ka mjaftuar dhe Bibollari ka shkuar në banesën e tij e ka marrë 15 mijë euro të tjera.
Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike. Mësohet se Bibollari është pronar i disa bizneseve.