Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit te Policisë së Elbasanit dhe ish-efektivit të policisë, Uljan Shpataraku i arrestuar ne makinë të njëjtën ditë që u kap i kërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi.
Gjatë marrjes ne pyetje, Uljan Shpataraku ka deklaruar se nuk e njihte Ergys Agasin dhe se këtë të fundit e ka marrë në makinë, teksa kalonte nga rruga e vjetër e Elbasanit.
Ish drejtuesi i policisë se Elbasanit, Uljan Shpataraku thekson se Ergys Agasi i ka bërë me shenjë të ndalojë dhe se ky i fundit e ka marrë në makinë për ta ndihmuar, por mohon se kishte njohuri se kush ishte ky i fundit.
Në dëshminë e tij, uljan Shpatarku thekon se : “Si mund ta njihja unë z. Agasi që ishte në kërkim kur z. Agasi ishte kur hipi në makinën time me mjekër, me kapele, me shapka.”
“Rreth orës 01:00 të natës, për shkak se djali i tij kishte temperaturë të lartë dhe ndodhej në Durrës, te vjehrri i tij, në zonën e Kënetës, kishte marrë bashkëshorten dhe kishte shkuar te vjehrri. Të nesërmen ishte zgjuar, kishte marrë makinën dhe i kishte thënë vjehrrit se do të shkonte në Elbasan. Deklaroi se kishte shkuar në Elbasan, kishte takuar dy miq të tij, kishte pirë kafe dhe më pas ishte kthyer nga Elbasani.
Deklaroi se, gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit, një person i kishte bërë shenjë dhe ai e kishte marrë në makinë. Deklaroi se më pas, gjatë rrugës, ishin ndaluar nga policia dhe ishin dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Shpjegoi se gjatë rrugës kishte zhvilluar bisedë me Ergys Agasin dhe se ky i fundit i kishte thënë se quhej Berti dhe merrej me dyer alumini. Deklaroi se në atë moment nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për Ergys Agasin.”- ka thënë Uljan Shpataraku në dëshminë e tij.
ITINERARI
Gjate marrjes ne pyetje, Uljan Shpataraku ka theksuar se ka qene asisten i Drejtorit te Departamentit e IT dhe me pare qe ka qene drejtues i Policisë se Elbasanit.
“Deklaroi se kishte qenë Asistent i Drejtorit të Departamentit të IT-së dhe se detyra e tij lidhej me ndihmën ndaj drejtorisë, duke qenë kryesisht në pozicion drejtues të lartë.
Deklaroi se, në qarkun ku kishte ushtruar detyrën si drejtues (Elbasan), as ai dhe as oficerët nuk i dinin të gjithë personat që ishin në kërkim. I pyetur nëse zakonisht ndalonte persona që i bënin shenjë në rrugë, deklaroi: “Ndaloj.”
Deklaroi gjithashtu se zakonisht nuk kishte frikë, pasi ishte besimtar. I pyetur se cili prej fëmijëve kishte qenë i sëmurë dhe ndodhej te vjehrri, deklaroi se i madhi kishte qenë i sëmurë. I pyetur për dy fëmijët e tjerë, deklaroi se i kishte lënë te gjyshja në Tiranë.
I pyetur nëse kishte pasur telefonin me vete, deklaroi se kishte pasur telefonin që përdorte dhe se ai ishte me dy kamera.
I pyetur se çfarë automjeti kishte pasur në përdorim atë ditë, deklaroi se kishte pasur një Audi. I pyetur se kur e kishte marrë këtë automjet, deklaroi se e kishte marrë në Durrës, rreth orës 10:00, sipas kujtesës së tij, ia kishte marrë një shoku të tij, të cilin e identifikoi me emrin Tomi, duke sqaruar se nuk ia dinte mbiemrin.
I pyetur se ku e kishte takuar, deklaroi se e kishte takuar afër Kënetës. Shpjegoi se ishte nisur për të shkuar në Elbasan, por makina e tij nuk funksiononte siç duhej, pasi herë pas here nxehej, dhe për këtë arsye kishte lënë makinën e tij dhe kishte marrë makinën e shokut.
I pyetur për tipin e automjetit, deklaroi se ishte Audi A6. I pyetur për itinerarin e lëvizjes pasi kishte marrë automjetin, deklaroi: “Pasie mora shkova direkt në Elbasan.”
I pyetur nëse ishte ndaluar gjatë rrugës, deklaroi: “Jo, nuk jam ndaluar fare, direkt në Elbasan. Nuk është raporti i vëzhgimit i saktë.””, ka thene ai.



