Nuk i mjafton suksesi në muzikë! Dua Lipa gati të hedhi në treg akullore me emrin e saj

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duket se është e apasionuar jo vetëm pas muzikës, por edhe pas biznesit. Sipas një lajmi nga Daily Mail, artistja 29-vjeçare është në përgatitje për të sjellë në treg një linjë të re akulloresh, për të cilat ka aplikuar për një licencë për të përdorur emrin e saj si markë.

Dua Lipa është ende në pritje të miratimit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Qeverisë, ndërkohë që ajo ka një ndërmarrje botuese për stilin e jetesës dhe kulturën të quajtur Service95.

Biznesi i saj i ri do të ketë në bazë të saj akulloren, teksa ato do të serviren në mënyra të ndryshme, si akullore në kon, akullore me qumësht, ëmbëlsira me akullore, torta me akullore dhe pije me akullore, së bashku me milkshake dhe kos.

Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën, kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike.

Ajo i tha Greg James në BBC Radio 1 se nuk është një fanse e akullores me çokollatë dhe në vend të kësaj merr akullore me vanilje dhe vendos vaj ulliri mbi të duke e shoqëruar atë edhe me pak kripë.

Të Fundit