Zuckerberg themeluesi i Facebook: Biden më bëri presion të hiqja lajmet për Covid, jam bërë pishman

Mark Zuckerberg, bashkëthemelues i rrjetit social Facebook dhe CEO i kompanisë Meta, tha të martën se administrata e presidentit amerikan Joe Biden i bëri presion kompanisë që të “censuronte” përmbajtje specifike rreth COVID-19 gjatë pandemisë.

“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë nga administrata e Biden, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, vazhdimisht u bënë presion ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje rreth COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehën zhgënjim të konsiderueshëm me ekipet tona kur ata nuk e bënë këtë”, deklaroi Zuckerberg.

Ai tha se nën presion, ata morën vendimin përfundimtar për të hequr përmbajtjen dhe për të marrë përgjegjësinë për ndryshimet e politikave COVID-19.

“Unë besoj se presioni nga qeveria ishte i gabuar. E di se nuk duhet të komprometojmë standardet tona të përmbajtjes për shkak të presionit nga çdo administratë në të dy drejtimet dhe ne jemi gati të tërhiqemi mbështesim nëse diçka e tillë ndodh përsëri”, tha Zuckerberg.

Të Fundit