Gruaja që kishte marrëdhënie me 300 burra në një vit detyrohet të paguajë 600,000 dollarë taksë dhe shprehet e zhgënjyer

Modelja e OnlyFans, Annie Knight 26-vjeç ka treguar e shokuar se ka marrë një takstë të madhe për të paguar.

Annie Knight, 26-vjeçarja krijuese e përmbajtjes OnlyFans, e cila u bë e njohur pasi pranoi se flinte me mbi 300 njerëz në një vit, është goditur me një faturë tatimore marramendëse prej 400,000 dollarësh . Knight, e cila ka fituar më shumë se 1 milion dollarë nga llogaria e saj OnlyFans vitin e kaluar, shprehu zhgënjimin e saj për shumën e madhe që duhet të paguante.
Në një intervistë me NeedToKnow, Knight zbuloi se ajo pagoi pothuajse 400,000 dollarë taksa, që përkthehet në rreth 600,000 dollarë. Sistemi tatimor i Australisë, i cili merr rreth 45% të të ardhurave, tek ata persona që kanë të ardhura të larta, ka pasur një ndikim të madh tek të ardhurat e saj.

“Unë mendoj se grupi më i lartë i taksave duhet të jetë 30 përqind ,” argumentoi Knight. “Është absolutisht qesharake që ata që fitojnë shumë para, paguajnë pothuajse gjysmën e të ardhurave të tyre në taksa .”
Knight, e cila është përshkruar si ” gruaja seksualisht më aktive e Australisë “, ndau faturën e saj tatimore në TikTok , prej 398,329 dollarë. Gruaja u ankua se paratë mund të ishin përdorur për të blerë një shtëpi.

Të Fundit