Skandali me mbetjet e rrezikshme, Krimi Ekonomik “zbarkon” te Kurum

Një ekip i Krimit Ekonomik të Durrësit kanë mbërritur ditën e sotme pranë kompanisë turke “Kurum” në Elbasan, për të hetuar lidhur me skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme.

Burime bëjnë me dije se pranë “Kurum” pritet të mbërrijnë edhe prokurorët e Durrësit të cilët po ndjekin këtë çështje.

Ata do të njihen me dokumentacionin dhe arkivat e kompanisë e cila operon në Elbasan që prej vitit 1998.

Dy ngarkesa me mbetje të nisura nga Shqipëria për në Kinë dhe Tajlandë janë kthyer në një shqetësim për ambientalistët dhe publikun.

Ngarkesat po rikthehen sërish në Shqipëri pas bllokimit në portet e dy shteteve, për shkak se në portin dhe doganën shqiptare nuk është deklaruar nga kompanitë përmbajtja reale e tyre.

Të Fundit