Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh me rastin e ditës së lindjes së Nënë Terezës, të cilën e ka cilësuar si një datë madhështore për Shqipërinë dhe botën.
“Shën Tereza ishte shqiptarja më e ndritur”, ka shkruar Spiropali, ndërsa shton se Nënë Tereza me përdëllimin e saj karshi mjerimit, urrejtjes, individualizmit dhe indiferencës, krijoi një qiellnajë shpirtërore të dashurisë, solidaritetit dhe përkushtimit.
“Nga porositë e panumërta dhe të paçmuara që Nënë Tereza, kjo luftëtare e urtë e paqes pa mjete dhune, i la njerëzimit, sot, në këtë botë të trazuar, të rrezikuar nga retë e luftës, kam zgjedhur mësimin e madhërishëm: Nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, kemi nevojë për dashuri, mëshirë, dhembshuri“, shprehet Kryeparlamentarja.
Reagimi i plotë
26 gushti, Ditëlindja e Shën Terezës, është një datë madhështore për shqiptarët dhe botën.
Shën Tereza është shqiptarja më e ndritur, e cila, me përdëllimin e saj karshi mjerimit, urrejtjes, individualizmit dhe indiferencës, krijoi një qiellnajë shpirtërore të dashurisë, solidaritetit dhe përkushtimit.
Nga porositë e panumërta dhe të paçmuara që Nënë Tereza, kjo luftëtare e urtë e paqes pa mjete dhune, i la njerëzimit, sot, në këtë botë të trazuar, të rrezikuar nga retë e luftës, kam zgjedhur mësimin e madhërishëm: Nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, kemi nevojë për dashuri, mëshirë, dhembshuri.