Konferenca e ambasadorëve, Rama: Duhet të jemi gati të ulemi në tryezën e BE në 2030

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve të Shqipërisë, “Tirana Diplo 2024”.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë u ndal tek procesi i integrimit të vendit në BE, ku vlerësoi rolin proaktiv të diplomacisë shqiptare për të përmbushur kërkesat për integrimin e vendit në unionin evropian.

Rama nënvizoi se viti 2030 duhet ta gjejë Shqipërinë gati për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian si anëtare e barabartë, pavarësisht vendimarrjes politike që do të ketë Brukseli.

“Viti 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë që të ulemi si të barabartë në tryezën e Bashkimit Evropian, si anëtarë të barabartë të familjes evropiane, kjo është ana jonë, kjo është detyra jonë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se qeveria shqiptare së bashku me partnerët po negocion me partnerët evropianë hapat për Planin e Rritjes Ekonomike.

Rama nënvizoi se ky proces do të bëjë të mundur integrimin e ekonomisë së vendit në tregun e përbashkët evriopan, pa u varur nga procesi i anëtarësimit në BE.

“Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe të cilat dyhen shtyrë dhe më tej për të përmbushur vizionin Shqipëria 2030. Shqipëria negocion sot anëtarësimin në BE, skuadra shqiptare në procesin screeming u vlerësua me notat më positive në Bruksel, ku vendi mori një vlerësim të qartë për gatishmërinë për t’iu përmbajtur legjislacionit evropian në të gjitha fushat.

Në ndërkohë natyra e procesit të negociomit dhe ndërveprimit me BE është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell në vëmendje një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike përmes ndikimit të BE për interesat tona të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal. Dua të flas për hartimin e një politike të re të BE-së përmes një instrumenti financiar që shkon përtej mbështetjes me fondet IPA dhe adreson një nevojë të madhe të Shqipërisë dhe rajonit për të rritur konvergjencën ekonomike me BE. Kjo hap rrugën që në ndërkohë që ne negociojmë anëtarësimin mund të integrohemi në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian. Kjo është diçka e re dhe lidhet me rolin tonë proaktiv dhe një qasje të re këmbëngulëse nga ana jonë për të bërë më të mirën për interesat tona.

Plani i ri i rritjes që është ky instrument është tani në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel jemi në një proces sistemimi të hapave dhe piketave që do duam të arrijmë pikërisht për të rritur masën e integrimit pa pritur që të bëhemi anëtarë të BE-së. Kjo është arsyeja që ne kemi nisur një proces të rri përmes një synimi absolutisht ambizioz për të lancuar reformat e reja duke u organizuar me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen dhe anti-korrupisonin.

Ne nuk jemi statik në pozicionin dhe qasjen ndaj marrëdhënieve tona ndërkombëtare”, tha Rama.

Të Fundit