“Ti të më mbash nusen peng?”, del video kur efektivi Goxhara plagos Lorenc Kostën: S’e ha dot djersën e familjes time

Ne media po qarkullon video nga momenti kur efektivi Erjon Goxhara filmoi Lorenc Kostën, pasi e plagosi në zonën e Komunës së Parisit.

Në video, Goxhara dëgjohet t’i thotë Kostës se ai ka hyrë në mes të familjes së tij dhe i ka mbajtur peng bashkëshorten për 4 vite.

Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua nusën peng, ti hash lekët! S’e ha dot ti djersën e familjes time. Nuk hy dot në familjen time”, thotë ai.

Lorenc Kosta u godit me 6 plumba. Në pamje duket gjak në mes të këmbëve, ndërsa goditet me këmbë edhe në kokë pasi i plagosuri bërtet.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës ndërsa efektivi, 45-vjeçar, u vetëdorëzua pasditen e 21 gushtit, pas 48 orëve ku tregoi se kishte qëndruar i fshehur në zonën e Dajtit.

Videon efektivi i policisë ia dërgoi kunatit, vëllait të nuses së vet.

Kjo ngjarje u shënua pas dyshimeve që Goxhara kishte për tradhti bashkëshortore, të cilat më pas u pranuan edhe nga gruaja e tij. Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se rreth një vit pasi kishte filluar punë si juriste, në Entin Rregullator të Energjisë ka krijuar njohje dhe afrimitet me shtetasin Lorenc Kosta, të cilin e kishte në punë.

Ajo ka pranuar se mes tyre ka pasur një flirt, ndërsa shton se i ka thënë efektivit Goxhara se mes saj dhe Lorenc Kostës ka pasur vetëm një herë marrëdhënie intime.

Të Fundit