Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës për një javë, ku janë vendosur me mijëra gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor.
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
Arrestime dhe procedime penale:
9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
3 largim nga vendi i aksidentit.
✅ Masat administrative:
9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
24 masa për xhama të zinj.
618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
6.079 masa për qëndrim të gabuar.
696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
✅ Pezullime dhe bllokime:
15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
30 raste për tejkalim shpejtësie.
5 raste të ndryshme
7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!