Gazetari i njohur: Të gjithë kemi bërë seks nëpër zyra, por Safet Gjici e hëngri se e filmuan

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka pohuar se të gjithë bëjnë seks në zyra po ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është dënuar krejt kot nga drejtësia dhe e ka pësuar vetëm se është filmuar.

I ftuar në media ku po diskutohej sistemit i drejtësisë në Shqipëri, ai tha se Gjici e ka pësuar pa asnjë fakt, pa asnjë provë, për të kënaqur turmat, vetëm se ishte filmuar duke bërë seks në zyrë.

“Më fal që po të ndëpres se e nxorre atje. Merre përshembull Safet Gjicin. Është një nga krimet më të mëdhaja që drejtësia shqiptare ka bënë raport me Safet Gjicin. E para totalisht e kanë dënu pa faj për shkak të turmave. Dhe e dyta, cili nga ne s’kemi bë seks nëpër zyra. Është tjetër muhabet që s’na kanë filmu. Të gjithë kemi bë, duke të përjashtu ty. Dëgjomë veç ta çoj mendimin deri në fund. Edhe idioti më i madh e di që Safet Gjicin e kanë dënu krejt kot. Pa asnjë fakt, vetëm pse ka fol më dikë. As i ka dhënë tender, as i ka dhënë privilegj, as ka nënshkru marrëveshje. Prandaj po them që amerikanët dhe evropianët shohin shumë padrejtësi brenda sistemit të drejtësisë. Ose i dashur ikin qytetarët e Shqipërisë nga Shqipëria. Për tre arsye. Nuk ka drejtësi, nuk ka shëndetësi dhe arsimi ka ra përtokë.” – tha Zeka

Të Fundit