I riu shqiptar humb gjithçka në një kazino, kërcënon me thikë punonjësen që t’i kthente paratë, asaj i bie të fikët

Një i ri shqiptar ka humbur të gjitha paratë e tij në një kazino në Silea të Italisë. Kjo është bërë shkak që ai të kërcënojë punonjësen që ajo t’i kthente paratë.

Sipas mediave italiane, 24-vjeçari shqiptar i mërzitur nga humbje në lojërat e fatit kishte marrë një thikë në banak duke kërcënuar punonjësen.

Por në këtë moment gruaja është shtirur si e sëmurë dhe është rrëzuar përtokë.

Klienti, i cili mesa duket e kishte kuptuar peshën e gabimit u shqetësua seriozisht për gjendjen e punonjëses dhe ka njoftuar policinë.

Pavarësisht veprimit të shqiptarit, policia informoi organet e drejtësisë për të hetuar rastin

Të Fundit