Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Lushnjë, ku dy prindër kanë realizuar një video seksuale duke përfshirë dhe fëmijën e tyre dy vjeç.
Duket se rrjetet sociale dhe mania për disa “like” dhe komente më shumë po i nxjerr njerëzit nga “shinat”. Dhe duket se ky është edhe rasti i dy prindërve të rinj në Lushnjë, të cilët kanë realizuar një video seksuale, ku kanë përfshirë dhe fëmijën e tyre dy vjeç. Video të cilën e kanë postuar në rrjetet sociale.
Policia njofton se ka ndaluar shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.
“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.