Zgjedhjet në Himarë, vetëm 9 ditë fushatë, partitë afat deri më 22 korrik për kandidatët

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë është parashikuar të fillojë më datë 26 korrik 2024.

Regjistrimi i partive politike do të bëhet deri më 15 korrik, ndërsa koalicionet kane afat deri me 19 korrik për t’u regjistruar, ndërsa kandidati deri më 22 korrik.

Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

Duke qenë se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve është shumë i ngushtë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve.

 

Të Fundit