Disa aktivistë kundër dhunës ndaj grave, hodhën bojë të kuqe në shkallët e Trinita dei Monti në Piazza di Spagna, Romë, gjatë paradites së sotme.
Menjëherë, ndërhynë ekipet speciale për të pastruar bojën nga shkallët e sheshit turistik, që mirëpret çdo ditë me mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
“Dyzet gra u vranë pas Giulia Ceçhettin”, tha Anna, një nga aktivistet e “Të djegim gjithçka”, përgjegjëse për ndotjen.