Një rast i rëndë dhune ne familje ka ndodhur në Mitrovicë, teksa është arrestuar një person.
Policia raporton se kryefamiljari ka kërcënuar me thikë djalin e tij dhe ky i fundit ka humbur ndjenjat nga frika. Pas kësaj, babai ka rënë në pranga, teksa djali është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Mitrovicë Jugu / 25.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij ankuesin kosovar pas një mosmarrëveshje. Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”- njofton policia.