Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Delvinës ku një i moshuar është gjetur i vdekur në banesë.
Fillimisht banorët e pallatit, njoftuan policinë se një person ishte bllokuar brenda në banesë.
Pas marrjes së informacionit u nis në vendngjarje grupi i shërbimit së bashku me automjetin e shpëtimit.
Pas prerjes së zgarēs së hekurit të dritares, u realizua hapja e portës së blinduar dhe u konstatua se pronari i shtëpisë, Ramo Imeri, 75 vjeç, kishte ndërruar jetë.
Policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe përcaktuar edhe kohën se kur 75 – vjeçari ka ndërruar jetë