Një 25-vjeçar nga Florida është akuzuar për vrasjen e një çifti dhe dy fëmijëve të tyre dhe djegien e trupave të tyre në një gropë në oborrin e banesës së tij. Rory John Graeme Atwood, 25 vjeç, nga Hudson, Florida, u arrestua më 15 qershor dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pasco.
Ngjarja e rëndë u zbulua, më 13 qershor, kur nisën kërkimet nga policia për një çift të ri të identifikuar si Rain Mancini, 26 vjeç dhe Phillip Zilliot II, 25 vjeç dhe fëmijët e tyre u identifikuan si Karma Zilliot, gjashtë vjeç dhe Phillip Zilliot III, pesë vjeç.
Sipas mediave të huaja, kunata e Atwood thuhet se lajmëroi forcat e rendit pasi 25-vjeçari thirri burrin e saj për të kërkuar ndihmën e tij në djegien e plehrave. Ajo u tha efektivëvese burri i saj vuri re një pellg gjaku dhe mund të shihte trupat e të rriturve dhe fëmijëve gjatë telefonatës me video.
Sipas të dhënave të gjykatës, familja e re jetonte me Atwood në pronën e tij prej 10 hektarësh në Hudson. Kur policia mbërriti për të marrë në pyetje Atwood, ai konfirmoi identitetin e familjes së zhdukur.
Më pas tregoi se një konflikt fizik shpërtheu mes tij dhe çiftit, i cili përfundoi me vdekjen e tyre, raportoi zyra e sherifit. Ai gjithashtu ka konfirmuar para policisë se i ka djegur trupat e tyre në një gropë zjarri. Konflitkti ka nisur pasi Atwood dëboi familjen nga rezidenca e tij më 1 qershor, pasi sipas tij ata nuk e paguanin qiranë.
Më 12 qershor, familja u kthye në pronë për të mbledhur gjërat e tyre. Çifti dyshohet se kishin pirë kur shpërtheu sherri. Sipas Atwood, Mancini po debatonte me të dhe Zilliot e sulmoi me thikë. Pas kësaj 25-vjeçari dhe babai i të miturve vijuan konfliktin për një armë që ndodhej në dhomë, e cila përfundoi me dy të shtëna në kokën e Zilliot dhe shtoi se Mancini ishte qëlluar gjithashtu shumë herë në kokë dhe në bust.
Kur u pyet se pse fëmijët kishin vdekur, Atwood thuhet se u tha organeve të rendit se ai nuk i njihte dhe nuk i kishte parë fëmijët pas përleshjes, por spekuloi se prindërit e tyre i kishin vrarë. Megjithatë, oficerët zbuluan se Atwood e dinte që mbetjet e fëmijëve ishin në gropë të zjarrit së bashku me prindërit e tyre.
Detektivët pretendojnë se Atwood i tërhoqi trupat zvarrë në gorpën e zjarrit dhe gjithashtu hodhi armën dhe divanin e tij të njollosur me gjak në gropë për të shkatërruar provat.
Gjatë një kontrolli në pronë këtë fundjavë, qentë e kufomave gjetën mbetje të skeleteve njerëzore në gropë të zjarrit. Sherifi i Qarkut Pasco, Chris Nocco tha se zyra e ekzaminuesit mjekësor nuk kishte identifikuar ende mbetjet, kështu që Atwood akuzohet vetëm për vrasjen e shkallës së parë.