Bllokohet rruga e Arbrit, dhjetëra mjete të bllokuara tek Shkalla e Tujanit, shkak punimet në rrugë

Dhjetëra qytetarë me automjetet e tyre kanë mbetur të bllokuar nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.

Mësohet se situata është problematike pasi mes të bllokuarve ka edhe fëmijë si edhe persona të sëmurë.

I bllokuar ka mbetur edhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër

Shkak për bllokimin e rrugës janë bërë punimet për rivitalizimin e aksit ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.

Kujtojmë që pak ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po lëvizte në drejtim të Tiranës.

Të Fundit