Shërbimet emergjente mjekësore në Shkup kanë regjistruar këtë sezon rastin e parë të pickimit nga gjarpri.
Ky rast është raportuar të martën nga një i burgosur në Idrizovë. I lënduari është dërguar me urgjencë në Klinikën Infektive të Shkupit, ku akoma po mbahet nën vëzhgim nga bluzat e bardha.
Qendra e Maqedonisë së Veriut për menaxhimin me krizat informon në mënyrë të rregullt për paraqitjen e gjarpërinjve nëpër vendbanime dhe rekomandon qytetarët të lëvizin me kujdes, përpos në natyrë.