I hapi llogari false 21-vjeçares në rrjetet sociale, procedohet 30-vjeçari në Gjirokastër

Një 30-vjeçar po procedohet penalisht nga policia e Gjirokastrës, pasi i ka hapur llogari false një 21-vjeçare.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka hapur llogari false në rrjetet sociale instagram dhe snapchat, duke i dëmtuar imazhin një 21-vjeçareje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.P

Të Fundit