Pas përfundimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë, Kombëtarja shqiptare ka të gjithë të drejtën e botës për të ëndërruaqr për kalimin për në fazën me eliminim direkt.
Spanjollët kanë siguruar kreun e grupit, çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen e fundit dhe për Shqipërinë, suksesi ndaj tyre në ndeshjen e të hënës është kyçi i kualifikimit.
Shqipëria kualifikohet si e dyta në grup: nëse mund Spanjën dhe paralelisht Italia mundet nga Kroacia, por me këtë të fundit që nuk siguron një golavarazh më të mirë se kuqezinjtë.
Aktualisht golavarazhi është -1 për Shqipërinë dhe -3 për Kroacinë. Shqipëria del e treta: nëse mund Spanjën, por Kroacia fiton me një golavarazh më të thellë duke kapërcyer atë të kuqezinjve, nëse Italia fiton ose barazon ndeshjen.
Në këtë variant, me 4 pikë, Shqipëria do të kishte thuajse të sigurt kualifikimin, por si mes të tretave më të mira në Europian.
Shqipëria mund të dalë e treta në grup edhe duke barazuar apo humbur ndeshjen, për sa kohë që Kroacia nuk regjistron një rezultat më të mirë.
Por pastaj kualifikimi si e treta më e mirë do të ishte shumë i komplikuar dhe do varej nga situata e grupeve të tjera.