Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Kryefamiljari pas një debati për motive të dobëta ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se burri ka marrë një kabllo dhe ka tentuar të mbysë gruan e tij. E gjithë skena ka ndodhur para syve të fëmijës së tyre të mitur.
Gjithashtu, dyshohet se shqiptari ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijës së tyre. Pas ngjarjes, shqiptarja ka marrë fëmijën dhe ka shkuar menjëherë në komisariat ku dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj.
Forcat e Policisë bënë të mundur arrestimin e tij, ndërkohë këtë të premte pritet të dalë para Gjykatës.