Berat/ Prindërit dalin nga banesa dhe harrojnë çelsat brenda, bllokohet fëmija 7-vjeç në gjumë

Një çift bashkëshortësh, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat, kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar.

Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelsat e derës së blinduar. Pas njoftimit të zjarrëfikësve, drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrëfikës dhe mjeti autoshkallë.

Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt,duke përdorur shkallët. Ky është rasti i dytë brenda 10-ditësh, që dy fëmijë ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrfikësit, nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.

Të Fundit