Një 49-vjeçar u dhunua me sende të forta mëngjesin e kësaj të enjteje në Shkodër. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”.
49-vjeçari me iniciale E. D., dyshohet se u dhunua gjatë një konflikti, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi punën për kapjen e autorit, identiteti i të cilit momentalisht nuk dihet.