Një qytetar nga Elbasani tregon, se ka blerë një makinë në nëntor 2023, por nuk ka bërë akt shitjen e automjetit, pasi personi, të cilit ia bleu, i dha dokumentat e punës, që të lëvizte lirisht, derisa të përfundonte dokumentat. Qytetari bëri pagesën, por prej muajsh nuk ka firmosur akt-shitjen dhe nuk mund të lëvizë me makinën e blerë.Shitësi, që thotë, se është Dritan Hysa, i thotë, se i ka dhënë në mirëbesim dokumentin e Forcave detare nga Ministria e Mbrojtjes, ku thotë, se është pjesë.Ne pyetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Forcave detare, bazën e portit, komandën e forcave detare,bazën ushtarake te Kepi i Palit, por askush nuk e njihte Dritan Hysën, apo të kishte informacion, se ku punonte.Në këtë mënyrë, qytetari denoncues rezulton i mashtruar, ndërsa dokumentet e institucioneve janë nëpër duart e kujtdo.
- +355 67 220 8888
- [email protected]