Në Durrës nga ura e Dajlanit deri te Përroi i Agait në Golem janë 50 plazhe publike të lira për qytetarët ku nuk është e nevojshme të paguhet për çadrat dhe shezlongët. Për të parë nëse ky vendim zbatohet në terren ka dalë task forca e drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Pjesë e punës së task forcës është edhe monitorimi për infrastrukturën në bregdet ku përfshihen edhe kullat e vrojtimit. Përgjatë vijës bregdetare po monitorohen edhe mjetet lundruese për të shmangur ndonjë incident në plazh dhe për të rritur sigurinë.