Arinjtë kanë dëmtuar tre ferma bletësh në Voskopojë. Sipas Anton Falo, bletar i këtij fshati një gjë e tillë ndodh për herë të parë në fermat e bletëve të fshatit të njohur turistik
Arinjtë kanë shkatërruar disa koshere bletësh por ajo çfarë i shqetëson më së shumti bletaret është frika e rikthimit të arinjëve edhe herë të tjera në këto ferma.
Në kushte të tilla po mendojnë ti zhvendosin fermat e tyre me pranë qendrës së banimit por ajo çfarë i pengon për momentin është mungesa e kullotave pranë fshatit.
Një vit më parë në fshatin Damjanec bletërritësit kanë qenë të detyruar të largojnë fermat nga fshati i tyre pasi dëmet nga arinjtë kanë qenë shumë të mëdha
Ripyllëzimi i zonës malore të Voskopojës ku ndodhen dhe fermat e bletëve ka rikthyer arinjtë, gjë e cila nuk kishte ndodhur gjatë viteve të fundit edhe për shkak të zjarreve të herëpashershme që kishin rënë në këto zona.