Aksident në Lushnjë, automjeti përfundon te shkallët e poliklinikës

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Lushnjë, ku një automjet është përplasur te shkallët e një poliklinike.

Fatmirësisht aksidenti është pa pasoja në njerëz. Drejtuesi i mjetit që ishte parkuar para poliklinikës, në momentin e ndezjes, automjeti ka marrë xhiro duke hipur në trotuar e më pas te shkallët.

Kjo zonë është shumë e frekuentuar dhe fatmirësisht në këtë moment nuk ka pasur kalimtar apo pacientët që dalin nga poliklinika. Drejtuesit të mjetit i është bërë testi alkoolit që ka rezultuar negativ.

 

Të Fundit