Qytetari nga Shkodra merr gjobë në Maliq pa qenë kurrë

Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një automjet në Korcë, por nuk e po e lenë ta gëzojë. Makinën e ka blerë në tetor me kontratë dhe i ka ndryshuar pronësinë në nëntor 2023. Fejziu thotë, se në janar 2024 i vjen një gjobë, që ka marrë në Maliq, por në Maliq nuk ka qenë kurrë.Gjoba e ngarkuar në janar 2024 ka vlerën 300 mijë lekë të vjetra dhe është shoqëruar edhe me heqjen e 3 pikëve në patentë. Ajo mban datën 10 korrik 2023, datë kur Fejzi Shkemza nuk e kishte atë makinë dhe ka qenë në Shkodër. Fejziu i është drejtuar policisë së Korcës, ku i kanë pohuar, se gjoba është marrë në korrik 2023, por pa i dhënë zgjidhje, për t’ia hequr ndëshkimin nga emri i tij. Ne kemi siguruar kontratën e shitblerjes së makinës në 18 tetor 2023, pas së cilës është prodhuar dhe leja e re e qarkullimit në nëntor 2023. Eksperti Artur Sulçe duke analizuar rastin, thotë, se përvecse nuk respektohet kodi rrugor, edhe mundësia për t’u paguar ½ e shumës, nuk lejohet, pasi gjoba është hedhur jashtë afateve. Kjo gjobë, thotë Sulce, duhet të hidhej në emër të pronarit të vjetër të makinës.

Të Fundit