Jemi në Lushnje për problemin e e një zonje, e cila thotë, se bashkëjetuesi i saj ka ndërruar jetë, por prej 2 vjetësh nuk po mundet ta cregjistrojë. Partneri i zonjës jetonte jashtë Shqipërisë dhe është varrosur në Krutje të Lushnjes.Pengesë, që i ndjeri nuk cregjistrohet, janë bërë të afërmit e tij dhe punojësi i gjendjes civile, nuk vepron pa miratimin e tyre.Ne i drejtohemi Njësisë Administrative Krutje dhe Raqi, punonjësi i kësaj zyre thotë, se ka edhe persona, që kanë ndërruar jetë prej 50 vjetësh e nuk janë cregjistruar.Pasi zonja denoncuese dorëzon të gjitha dokumentat e kërkuara, ajo përplaset në zyrën e gjendjeve civile me familjen e partnerit të ndjerë, me të cilin ka edhe një djalë.Familjarët e partnerit e shajnë dhe e fyejnë, duke kërkcënuar atë dhe punonjësin e gjendjes civile.
- +355 67 220 8888
- [email protected]