STOP-EMISIONI 195 (Sezoni 9) 4 Qershor 2024- “S’e ka pjellë jot ëmë, b*çe”, i vdes partneri familja pengon çregjistrimin

Jemi në Lushnje për problemin e e një zonje, e cila thotë, se bashkëjetuesi i saj ka ndërruar jetë, por prej 2 vjetësh nuk po mundet ta cregjistrojë. Partneri i zonjës jetonte jashtë Shqipërisë dhe është varrosur në Krutje të Lushnjes.Pengesë, që i ndjeri nuk cregjistrohet, janë bërë të afërmit e tij dhe punojësi i gjendjes civile, nuk vepron pa miratimin e tyre.Ne i drejtohemi Njësisë Administrative Krutje dhe Raqi, punonjësi i kësaj zyre thotë, se ka edhe persona, që kanë ndërruar jetë prej 50 vjetësh e nuk janë cregjistruar.Pasi zonja denoncuese dorëzon të gjitha dokumentat e kërkuara, ajo përplaset në zyrën e gjendjeve civile me familjen e partnerit të ndjerë, me të cilin ka edhe një djalë.Familjarët e partnerit e shajnë dhe e fyejnë, duke kërkcënuar atë dhe punonjësin e gjendjes civile.

Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një automjet në Korcë, por nuk e po e lenë ta gëzojë. Makinën e ka blerë në tetor me kontratë dhe i ka ndryshuar pronësinë në nëntor 2023. Fejziu thotë, se në janar 2024 i vjen një gjobë, që ka marrë në Maliq, por në Maliq nuk ka qenë kurrë.Gjoba e ngarkuar në janar 2024 ka vlerën 300 mijë lekë të vjetra dhe është shoqëruar edhe me heqjen e 3 pikëve në patentë. Ajo mban datën 10 korrik 2023, datë kur Fejzi Shkemza nuk e kishte atë makinë dhe ka qenë në Shkodër. Fejziu i është drejtuar policisë së Korcës, ku i kanë pohuar, se gjoba është marrë në korrik 2023, por pa i dhënë zgjidhje, për t’ia hequr ndëshkimin nga emri i tij. Ne kemi siguruar kontratën e shitblerjes së makinës në 18 tetor 2023, pas së cilës është prodhuar dhe leja e re e qarkullimit në nëntor 2023. Eksperti Artur Sulçe duke analizuar rastin, thotë, se përvecse nuk respektohet kodi rrugor, edhe mundësia për t’u paguar ½ e shumës, nuk lejohet, pasi gjoba është hedhur jashtë afateve. Kjo gjobë, thotë Sulce, duhet të hidhej në emër të pronarit të vjetër të makinës.

Një grua ka gjetur një zgjidhje ideale për enët e palara, që kanë mbushur lavamanin. Ajo ka marrë një imitim lavamani prej letre, duke e vënë mbi enë e duke e bërë të duket lavamani xixë.

Të Fundit