Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.
Siç bëhet e ditur, 48-vjeçari është kallëzuar në policia nga vajza e tij 15-vjeçare. Sipas dëshmisë së saj, i ati e ka abuzuar për katër vite rresht.
Babai i vajzës, Bledar Rako, banues në Golem, u vu në pranga për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.