Shumë qytetarë të Pozzuolit në Napoli të Italisë kanë kaluar natën jashtë në rrugë pas tërmetit, që tronditi vendin mbrëmjen e djeshme. Shumë prej tyre gjetën strehë në makinat e parkuara larg ndërtesave, ose në dy qytetet e vogla me tenda të ngritura nga Mbrojtja Civile në zonën e portit dhe në zonën buzë detit të Pertinit.
Në agim dhe për shkak të një rënie të papritur të temperaturës, shumë prej tyre, duke sfiduar frikën, vendosën të kthehen në shtëpi. Momente tensioni ka pasur edhe gjatë natës. Ka pasur nga ata që janë ankuar për mungesën e tualeteve kimike që kanë mbërritur në Pozzuoli mëngjesin e sotëm.
Nga ora 19:51 e mbrëmjes së djeshme, deri në orën 12:31 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 150 tërmete në zonën e Campi Flegrei, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 4.4, brenda Solfatara.
Kjo është goditja më intensive e dyzet viteve të fundit. Rekordi i mëparshëm daton nga tërmeti i 27 shtatorit, atëherë magnituda e regjistruar ishte 4.2.
Shkollat u mbyllën të martën në Pozzuoli, Bacoli, Qualiano, Calvizzano dhe në dy komuna të Napolit. ridhjetë e pesë shtëpi, në tre ndërtesa të ndryshme, u evakuuan si masë paraprake pas tufës së tërmetit. Këtë e bën të ditur prefektura e Napolit. Përsa i përket rrugëve dhe nën-shërbimeve nuk janë raportuar probleme të veçanta dhe as shëndetësore.