Administratori i pallatit në ndërtim Martin Kovaçi dhe punëtori i firmës Eduard Frroku u njohën me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në Gjykatën e Lezhës lidhur me çështjen e vdekje se punonjësit 50-vjeçar para disa ditësh.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura, gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorit duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Arrestimi i 2 personave dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit Edmond Marku, drejtues teknik i firmës së ndërtimit, u bë pasi ditën e shtunë, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, 50-vjeçari Preng Gjoni humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë teksa punonte.