Lajmi se një vajzë një vjeçare është dërguar e pajet në spitalin e ishullit grek Kos është shokuese dhe tmerruese
Sipas informacioneve, nëna 24-vjeçare e fëmijës, e cila është rome, ka konstatuar në orën 19:45 të pasdites së djeshme se vajza e saj e mitur kishte humbur ndjenjat.
Më pas ajo u përpoq të ringjallte fëmijën duke bërtitur në të njëjtën kohë për ndihmë. Më pas, banorët e pallatit kanë shkuar në banesë për të ndihmuar. Rreth orës 20:15 nëna e fëmijës ka lajmëruar ambulancën dhe në të njëjtën kohë një tjetër qiramarrës ka ofruar ndihmën e parë. Në orën 20:25 mbërritën ekipet e shpëtimit të EKAV-it, të cilët konstatuan se foshnja nuk merrte frymë dhe vazhduan me reanimimin e tij.
Në orën 20:32 foshnja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kos, ku mjekët kanë konstatuar se fëmija nuk merrte frymë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë në orën 20:45.
Mjekët më pas vunë re se foshnja kishte mavijosje dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjithashtu gjetën shenja të abuzimit seksual. Mjekët, sipas informacioneve, kanë njoftuar policinë, ku gjatë këqyrjes së trupit kanë konfirmuar edhe atë që kanë raportuar mjekët.
Nëna e foshnjës, e cila është shtatzënë dhe babai i tij u arrestuan. Prindërit kanë raportuar pranë autoriteteve se dëmtimet e foshnjës kanë ardhur ose nga goditjet e vëllait të saj dyvjeçar, ose nga disa aksidente, ndërsa për gjurmët e abuzimit seksual janë shprehur se nuk dinë gjë.