Një 46-vjeçar me iniciale D.H. është gjetur i pajetë rreth orës 07:45 të ditës së sotme në fshatin Kalivaç të Pogradecit. Policia njofton se trupi i pajetë i 46-vjeçarit është gjetur i dekompozuar.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ishte larguar nga banesa e tij para 4 muajsh, ndërsa referuar deklarimeve të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec | Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç.
Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.