Rusia është goditur nga përmbytje katastrofike. Më shumë se 10,400 banesa rreth e qark vendit ndodhen aktualisht nën ujë për shkak se shkrirja e akujve ka fryrë disa nga lumenjtë më të mëdhenj të Europës.
Në Urals ujërat e lumenjve kanë arritur nivele rekord, sipas Ministrisë së Emergjencave në Rusi.
Niveli i ujit në lumin Ural, i cili e ka burimin në malet Ural dhe derdhet në Detin Kaspik, u ngritën me disa metra në vetëm disa orë teksa akulli shkrinte, duke bërë që të shembej një digë në qytetin e Orsk-ut, 1,800 km në lindje të Moskës.
Përmbytje janë raportuar gjithashtu nëpër Siberi, Volga dhe në rajonet qendrore të Rusisë.