“Jemi kthyer në punëtorë krahu”, Dumani: S’ka rrezik nga prokurorët, kontrollohet çdo lëvizje

Gjatë raportimit të tij në KLP, drejtuesi i SPAK Altin Dumani theksoi se u duhet dhënë një mundësi prokurorëve të posaçëm për rikandidim, pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar.

Sipas tij e para sepse ata duhen parë si “aset” dhe së dyti sepse Shqipëria nuk ka shumë prokurorë të kualifikuar, për të mbushur më pas boshllëkun që krijohet.

Altin Dumani: Sa i takon procesit të rekrutimit të kandidatëve për prokurorë, ju falenderova pasi në vlerësimin tim në një kohë të shkurtër, arritët me një listë dhe një renditje objektive të kandidaturave. Momenti i dytë i bashkëpunimit është për masat e marra për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme që janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Nuk gjej një moment për t’u ankuar te KLP. Ligji thotë që SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar të kthehen në Prokurorinë ku kanë ushtruar më parë funksionet. E para një pjesë e prokurorive janë prej ndryshimit të hartës, nuk ekzistojnë. Unë vij nga Apeli dhe kthehem në Apel, jam në rregull. Po përshembull kur vjen nga Krimet e Rënda nuk dihet ku shkon, sepse nuk ekziston. Është investuar aq shumë nga shteti te këta prokurorë, por edhe nga partnerët, për ngritjen e tyre profesionale saqë unë mendoj se janë aset që duhen shfrytëzuar. Jo në kuptimin që e përdore dhe pas 9 vjetësh, shko te Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm. Edhe nga përvoja ime, ne nuk e kemi luksin që këto asete t\i çojmë në një vend tjetër, ne nuk kemi aq shumë prokurorë të kualifikuar, me integritet saqë të plotësojnë boshllëkun. Sepse njëkohësisht ikin 9 prokurorë njëherësh…Si do mbushet boshllëku? Për më tepër ka dhe ca kritere të veçanta, sa prokurorë kemi ne që kanë mbi 10 vjet eksperiencë. Të paktën të jepet mundësia për rikandidim për një mandat tjetër 9 vjeçar, në një institucion ku kaluan gjithë ato vite pune.

I pyetur nga anëtari i KLP-së Tartar Bazaj se a do jetë efektive kjo alternativë, Dumani nënvizoi faktin se me kalimin e viteve çdo prokuror përmirësohet profesionalisht. Ai shtoi po ashtu se SPAK është struktura më e monitoruar dhe e kontrolluar, në çdo lëvizje.

Tartar Bazaj: A është efektive që të realizohet kjo gjëMos ndodh që këta prokurorë që duan mandat, të shkelin të drejtat e njeriut? Po marr krahun e kundërt të kësaj medalje? A paraqet rrezikshmëri shoqërore dikush?

Altin Dumani: Unë nuk thashë automatike, thashë rivlerësim dhe dhënie e mundësisë për të rikandiduar.  Si qenka i rrezikshëm prokurori? Ai është palë…Ne biem dakord që patjetër energjitë bien, me kalimin e moshës konsumohesh, ngarkesë e madhe, bie…Patjetër që Altini i para 10 viteve nuk është njësoj me sot, por ama bëhesh më profesionist me kalimin e kohës. Nëse kemi hetues të mirë, puna e prokurorit përmirësohet. Prokurori nuk kryen vetë hetime, diku tjetër kontrollon punën në zyrë. Ne jemi kthyer në punëtorë krahu, pa dashur t’i jap konotacion negativ, bëjmë çdo gjë vetë. Patjetër lodhesh, konsumohesh. Prokurori është i kontrolluar nga mëngjesi në darkë. SPAK është një nga më të kontrolluarat dhe monitoruarat. Ne monitorohemi nga gjyqtarët për një kërkesë kontrolli, sekuestro, përgjimi. Akuzën na e verifikojnë, kontrollohemi sa i takon integritetit. Ne monitorohemi nga ju si KLP, prandaj jam këtu sot. Raporton në Kuvend, në Komision Ligjesh, kontrollohen asetet tona, çdo lëvizje në llogari bankare, komunikimet tona. Nuk ka si vjen rreziku, ne jeni njerëzit më të kontrolluar.

 

Të Fundit