Lirohet nga qelia ish-zyrtarja, Alda Klosi!

Alda Klosi ka lënë sot qelinë pasi u dënua nga gjykata e Tiranës me 2.6 vite burg. Ajo ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.8 vite burg, dhe pjesën tjetër të dënimit do ta kalojë në arrës shtëpie, nën akuzën për pastrim parash

Klosi u dënua më 19 mars 2024 pasi sanitarja Rozeta Dobi i grabiti një shumë prej rreth 500 mijë euro, të cilat ish-zyrtarja nuk i justifikonte me burime të ligjshme.

Ka qenë vetë Klosi e cila ka denoncuar në polici se i ishin vjedhur në banesë mbi 120 mijë euro, para që sipas deklaratës, i kishte marrë borxh për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë. Pas arrestimit sanitares dhe djalit të saj, policia gjeti në tubin e aspiratorit në banesën e tyre afro 500 mijë euro.

Të Fundit