Fermerët mund të aplikojnë për fonde duke nisur nga kjo e martë. Qeveria ka miratuar buxhet 55 milionë dollarë, dhe do t’i ndajë sipas kritereve që ka caktuar.
Aplikimet e fermerëve për Skemën Kombëtare të mbështetjes së Bujqësisë për 2024 do të nisin më 27 mars 2024.
Buxheti këtë vit është 55 milionë dollarë dhe do të shpërndahet për afro 90 mijë fermerë, nëse këta të fundit aplikojnë.
Skema parashikon mbështetjen për lopët në vlerën 10 000 lekë për kokë, për tufa mbi 10 krerë në fermë
Së dyti, bagëtitë e imta me mbështetje 1200 lekë për kokë, për tufa mbi 100 krerë për fermë. Mbështetja do të ndahet edhe për bletarinë në vlerën 1000 lekë për zgjua, ku bletërritësi duhet të ketë të paktën 50 zgjoje.
Po ashtu, perimet, luleshtrydhet dhe rrushi në tavolina do të paguhen 200 mijë lekë për hektarë, nëse ferma ka sipërfaqe të paktën 1 hektarë.
Nga kjo e martë, ministria e bujqësisë do të presë kërkesat edhe për rimbursimin e naftës, ku në vend të karburantit falas, fermerët do të marrin para në llogari bankare.