Katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur të dielën, kur një makinë që ka marrë pjesë në një garë në Hungari ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët, kanë thënë autoritetet.
Sipas deklaratës policore, ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dyditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.
Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, sipas policisë, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.