Një 21-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia pasi në muajin mars vodhi në banesën e një të moshuare dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnjë vunë në pranga shtetasin A. Ç., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari, gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.
Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. Ç..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.