Dy shtetas janë shoqëruar në komisariat në qytetin e Durrësit, pasi kanë dhunuar punëtorin e një karburanti.
Dyshohet se shtetasit 42 dhe 46-vjeçar, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin 62-vjeçar për motive banale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit