Valët e sulmit terrorist në Moskë duket se kanë tronditur edhe Serbinë. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë u zhvillua në orët e para të së shtunës, mes shqetësimeve për atë që kishte ndodhur në shtetin mik të Beogradit.
Pas takimit, presidenti Aleksandar Vuçiç tha se siguria e qytetarëve serbë ishte prioritet dhe se do të mbronin vendin e tyre në ato që i quajti rrethana shumë komplekse gjeopolitike. Detyrat janë ndarë dhe do të krehën, tha Vuçiç pas seancës.
Sakaq ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se nuk kanë informacione se një Serbia është e kërcënuar, dhe garantoi se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme.
Në një deklaratë mbrëmjen e së premtes, presidenti Vuçiç tha se kishte disa arsye për të mbajtur seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por se shkaku i menjëhershëm ishte sulmi terrorist në Moskë.
Po duke sugjeruar se ngjarjet në Kosovë ishin gjithashtu në fokus takimit, ai tha se Serbia nuk dëshiron të ngutet në konflikte ushtarake, edhe pse siç pohoi, disa duan ta tërheqin vendin në konflikt. Deklarata e tij, erdhi pasi kryeministri Kurti shfaqi një video ku dukeshin forcat e armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën.