Jemi në Cërrik në lagjen nr. 2, pallati 52, me banorët e këtij, të cilët tregojnë, se një 40 vjecare, që jeton në katin e 5-të, ka probleme të shëndetit mendor dhe i bie me cekic derës së komshiut, Sokratit, që ka shtëpinë ngjitur. Madje komshia problematike e ka ofenduar dhe kanosur. Sokrati thotë, se prej një viti e gjysmë është larguar nga shtëpia, që e ka dhënë me qira. Nga ana tjetër, qiramarrësi ka qëndruar vetëm dy muaj, pasi Anisa Qyrdedi e ka bërë të pamundur jetesën e tij normale. Banorët e pallatit thonë, se gruaja problematike duhet të vizitohet, që t’i bëhet një vlerësim mjeksor, e të sistemohet në një institucion mjeksor.Gazetarja shkon në zyrën e sektorit social në Bashkinë Cërrik, ku specialistet Englantina Braho dhe Matilda Broshka, thanë, se do të ndjekin të gjithë procedurën, që të merren masa për rastin në fjalë.Specialistët e Bashkisë dhe polici i lagjes shkojnë të shohin dëmet në banesën e qytetarit, që është ankuar. Ata komunikojnë edhe me komshiun, që u ankohet, Sokratin si dhe me babain e Anisës, Afrim Qyrderdi, i cili thotë, se do të ndjekë të gjithë procedurën institucionale për të bijën.Shefi i Komisariatit të Policisë Cërrik, Islam Haka, tha, se materialet e konstatuara iu vunë në dispozicion prokurorisë, pasi policia nuk vepron dot pa një vlerësim mjeksor.
- +355 67 220 8888
- [email protected]